E moshuara që u rrëmbye dhe u grabit rrëfen tmerrin: Me dhëmbë e zgjidha litarin. Kam frikë të jetoj…

70-vjeçarja Mrik Ndoja në fshatin Kishagji të Pukës nuk ka burrë dhe fëmijë. Duket se e kanë ditur mirë këtë fakt, grabitësit, që i erdhën natën, e lidhën me litarë, e rrahën dhe i morën paratë”.

Në një intervistë për Neës 24, znj. Ndoja tregoi se si kishte ndodhur ngjarja dhe sa e frikësuar ndihej tashmë.

“Më hodhën përtokë. Më thanë ku i ke paratë? Po për zotin, më rrahën! Në krah kam dëmtime. Më morën me shkelma! Nuk e di sa ishte ora.

Zoti më ka zgjidhur. Nuk e di, me dhëmbë jam zgjidhur.

Jo, jo nuk ka ndodhur. Në fshat ka ndodhur gjithmonë.
Nuk i njoh autorët, çfarë të them?!

Thirrja ime është që të gjejnë autorët. S’kam bërë keq, s’kam dhunuar kënd. S’kam burrë e fëmijë. Kam frikë të jetoj këtu”, tha Ndoja.