Dy raste për të kuptuar si ka degraduar Vetingu

Nga Sali Berisha

Qendrimi dhe vendimet e narko-institucioneve të Vetingut ndaj Shaqir Hasanit dhe Artur Metanit janë një dëshmi flagrante e degradimit të Vetingut – në Kallp Veting apo në Veting:

LEXO EDHE:
‘Pyetja’ e Dr. Dashos: Ajo hapja e shkollave a kishte ndonjë buxhet apo…?!

1 – me 300 mijë euro ose
2 – Vetingut me urdhër të partis!

Kjo, sepse Shaqir Hasanit, një jurist, ish-gjykatës i respektuar, më vonë këshilltar i Presidentit Nishani, iu refuzua kandidatura për organet e larta të drejtësisë me motivacionin se ka qënë këshilltar pranë Presidentit të Republikes kurse

Artur Metanit, edhe ky ish-këshilltar i dy presidentëve të Republikës, zyrtar i lartë pranë Kryeministrit nga i njejti institucion partiak Dvoran KED, kaloi Kallp Vetingun dhe u emërua në postin e Carit të sistemit të drejtësisë.

Të dy këta kanë të përbashkët postin që kanë pasur në institucionin e Presidencës. Por ky post, në Vetingun e Partisë bënte të pavlefshme kandidaturën e Shaqirit dhe – plotësisht të vlefshme atë të Metanit, për detyrën e Carit të sistemit të drejtësisë.

Por, të jem i sinqertë, Shaqiri dhe Arturi kanë dallime të mëdha njëri me tjetrin dhe këto dallime janë:

Shaqiri rrjedh nga familje me shkallë të lartë persekutimi. Kurse Arturi rrjedh nga familje persekutorësh.

Shaqiri nuk ka asnjë familjar të lartë në asnjë administratë të deritanishme.

Kurse Arturi është vëllai i ish-Ministres dhe deputetes së Partisë Socialiste, Gjermeni.

Shaqiri në jetën e tij si gjykatës, zyrtar i shtetit, nuk është përfolur kurrë për korrupsion. Kurse Arturi – nuk po flas për të shkuarën e tij këshilltar kur vendet në drejtësi, sipas raportit të fshehtë të Komisionit Europian shiteshin me 100 deri 300 mijë euro, – por po ju rikujtoj vetëm rastin Çili. Arturi, pasi mori detyrën e Carit, u përfol për shumën 500 mijë euro si boss-i që bëri takimin me Çilin në hotel “Tirana” dhe mori përsipër porosinë e këtij të fundit.

Natyrisht, këtu nuk mund të mungonte kurrsesi fakti se Shaqiri nuk kishte lidhje me mafien e George Soros, armikut të egër të demokracisë në Shqipëri, kurse Arturi ishte kokë e xhep, produkt i kësaj mafie.

Unë kam përkrahur dhe votuar me ndërgjegje të plotë Vetingun, madje kam mbështetur me të gjithë forcën time ligjin për Vetingun e politikanëve. Por:

1 – dënoj me forcën më të madhe Vetingun që përdoret për gjah stalinist shtrigash nga Edvin Hajduti për të larguar nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata që nuk mendojnë si ai dhe shndërruar drejtësinë në një degë të narko-ekzekutivit. Si rezultat i këtij keqpërdorimi të këtij procesi, sot në Shqipëri njëlloj si në Taxhikistan apo Kore të Veriut, 96% të proceseve gjyqësore i fiton narko-qeveria ndërkohë që më parë 60-70% e vendimeve të gjykatave i fitonin qytetarët.

2 – dënoj me forcën më të madhe Vetingun e parisë që përdoret si hanxhar për diskriminim racist, krahinor, fetar etj.

3 – Dënoj Vetingun e vakumit të tmerrshëm në sistemin e drejtësisë apo Vetingun që për të shndërruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit, aplikoi metodën top-doën, pra metodën e shkatërrimit apo dekompozimit dhe të rindërtimit nga lart poshtë të institucioneve kryesore të drejtësisë, në vend të metodës botom-up, nga poshtë lart apo metoda e farës.

Vetingu, sipas kësaj të fundit, realizon rindërtimin nga poshtë lart të institucioneve kryesore të drejtësisë, nuk krijon vakum, nuk lejon ndërhyrjen nga sipër dhe nuk shkatërronte, por ripërtërinte dora-dorës institucionet e larta të drejtësisë.

Vetingu nga lart-poshtë ka dekapituar sistemin e drejtësisë dhe ka lënë:

a – Shqiperine si asnje vend tjeter te planetit pa shtet ligjor pa gjykaten e larte dhe ate kushtetuese duke i dhene keshtu i narkomazhorances aktuale te gjitha fuqite e sistemit te drejtesise dhe

b – Ka bllokuar Shqiperise, si faktor kryesor, hapjen e negociatave me BE dhe se fundi

c – i ka shkaktuar vendit per shkak te bllokimit te dhjetra mijra çeshtjeve civile nje dem qe llogaritet ne 4-5 miliard euro

4 – denoj me forcen me te madhe vetingun qe kryhet nga perfaqesuesit e bandave me te rrezikshme te Shqiperise dhe rajonit pranine e individeve te pavetuar me lidhje te shumta kriminale ne komisionet e vetingut. Kjo prani ka krijuar ryshfet-vetungun, ne te cilin ryshfeti per veting kap shumen 300 mije euro duke faktuar se ky proces ka degraduar ne narkoveting.

5 – Denoj me ashpersine me te madhe vetingun qe kerkon te beje drejtesi duke dhunuar rekomandimin themelor te Komisionit te Venecias per kete proces, Kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, vendimet e Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut duke aplikuar parime staliniste sipas te cilave gjykates dhe prokurore jane te njejtit persona njelloj si ne koherat me te zeza te diktatures.

Komisioni i Venecias ne raportin e tij te fundit duke shqyrtuar krizen kushtetuese ne Shqiperi analizon tangencialisht procesin e vetingut dhe konstaton dopio standartin ne kete proces dhe nje seri problemesh te tjera madhore ndaj dhe kerkon rishqyrtimin e shpejte te tij.

Por pavaresisht kerkeses se tij kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk do ndodhe.

Shkaqet e refuzimit te ketij rekomandimi duhen kerkuar ne:

1 – Vetingun e Partise.

2 – Ryshfet Vetingun….

Vijon

Ps: ketu me poshte keni nje artikull te hollesishem te rastit Metani versus Hasani. https://boldnews.al/…/dokumenta-perballja-artur-metani-sha…/