Dokumenti/ Segmentet e qeverisë janë hedhur në aksion “kap ça të kapësh”, ja çfarë po ndodh në Durrës

Mjeku i njohur, Gazment Koduzi ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së “Rilindjes”. Koduzi shkruan në një postim në faqene e tij sociale se, ditët e fundit, ju është shpërndarë nga Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Durrës 130 farmacive të Qarkut Durrës një kontratë shërbimi për mirmbajtje pajisjesh kompjuterike.

Sipas përllogaritjeve, kjo kontratë do t’i kushtojë çdo farmacie 6000 Lek në muaj x 12 muaj=72,000 Lek në vit. 130 farmaci x 72000 Lek= 9,360,000 Lek (të reja) në vit= 75,438 Euro kosto e farmacive në Durrës.

Postimi i plotë i mjekut Koduzi

Të gjithë segmentet e qeverisë janë hedhur në aksionin “kap ça të kapësh”, ku Drejtoria Rajonale e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Durrës nuk mund të qëndronte pas. Ditët e fundit, ju është shpërndarë nga kjo drejtori 130 farmacive të Qarkut Durrës një kontratë shërbimi për mirmbajtje pajisjesh kompjuterike.

Kjo kontratë do t’i kushtojë çdo farmacie 6000 Lek në muaj x 12 muaj=72,000 Lek në vit. 130 farmaci x 72000 Lek= 9,360,000 Lek (të reja) në vit= 75,438 Euro kosto e farmacive në Durrës.

Ky veprim nga ky autoritet, është ndërhyrje me dhunë në marrëdhënien midis dy subjekteve private, farmaci -kompani TIK. Nuk besoj që është një veprim i izoluar dhe pa një aprovim nga Tirana. Ky akt i pastër korruptiv duhet hetuar dhe ndëshkuar.

Më poshtë edhe kontrata e shpërndarë farmacive, që duke ruajtur privacinë e subjekteve, kam fshirë emrat dhe NIPT-in e tyre.

1 7

2 7