Do shpenzojnë 17 miliardë lekë për të kuruar maouzoleumin e diktatorit

Bashkia e Tiranës hap tenderin me vlerë rreth 1,7 miliardë lekë lekë (17 miliardë lekë të vjetra) për realizimin e projektit “Rijetësimi i Piramidës”. Procedura e prokurimit do të jetë e hapur dhe afati i dorëzimit të ofertave do të jetë deri më 2 shtator të këtij viti. Afati i përfundimit të kontratës do të jetë 24 muaj.

Fondi për financimin e Piramidës do të përdoret nga të ardhurat e Bashkisë të Tiranës, të buxhetit të shtetit të vëna në dispozicion nga Ministria e Kulturës, si dhe të ardhurat e fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë Tiranë për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës i prezantuar në tetor të 2019 nga Bashkia e Tiranës, synon transformimin e godinës në një qendër multifunksionale, duke përfshirë hapësira për të rinjtë, artin dhe kulturën.

Nga qeveria e mëparshme ish -Piramida parashikohej të shndërrohej në një tjetër projekt. Në vendin ku ngrihet Piramida dhe funksiononte si Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, në vitin 2013 pritej të ngrihej kompleksi i ri parlamentar, për të cilin nga Komiteti Shtetëror u shpall fitues projekti austriak “Coophimeilbau” i përzgjedhur nga juria ndërkombëtare nga 12 projekt-moketet që u paraqitën dhe qëndruan të ekspozuara për publikun te Kryesia e Kuvendit.