Dhunohet nga bandat Ilir Vrenozi, korçari kritik i Ramës në rrjetet sociale

Bandat e PS-së e kanë marrë situatën në dorë në Korçë dhe dhunojnë këdo që shan Edi Ramën dhe qeverisjen e tij.
Vetëm pak kohë më parë, kunati i Niko Peleshit dhunoi koleksionistin Gjergji Thimio.

Por duket se një tjetër person publik anti-Ramë është dhunuar në Korçë.
Bëhet fjalë për korçarin e famshëm Ilir Vrenozin.

Burimet kanë bërë të ditur se Vrenozi është dhunuar dhe qëlluar me grushte, ndërsa ka pësuar hematomë në syrin e djathtë.
Fotot janë bërë publike nga një mik i Vrenozit, pasi ai vetë nuk është prezent në rrjetet sociale pasi është i bllokuar.