Detaje të reja për 17-vjeçaren në Velipojë, zbulohet personi që e mori me skaf në det…

Një vajzë 17 vjeçe u gjet e pajetë pasditen e djeshme në plazhin e Velipojës. Për këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga Indrit Bajraktarin, me origjinë nga Postriba. Ai ishte personi i fundit që u takua me vajzën pasi së bashku kishin dalë me skaf në det, ndërsa raportohet se kishte shenja dhune.

E reja u gjet nga peshkatarët në zonën e quajtur “Vilun”. Ditën e djeshme, policia e raportoi si të mbytur, ndaj mbetet e paqartë arsyeja përse kanë arrestuar Bajraktarin. Burimet bëjnë me dije se vajza është identifikuar si Enisa Doda, 17 vjeçe, me origjinë nga Burreli, por banuese në Bathore. Mesa duket, e policisë po hetojnë një pistë tjetër, ndonëse nuk kanë bërë të ditur detaje të reja.

Njoftimi i plotë i policisë

Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjès në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Pòlicisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjès në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth  orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.  Në cilësinë e provës materiale u sekuèstrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat pènale “Shkaktimi i vetëvrásjes”, “Moskallëzimi i krímit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.