Dështimi spektakolar me reformën territoriale, paguhen 92 milionë euro më shumë për paga

Partisë Demokratike deklaron se reforma territoriale është një nga dështimet më të mëdha te qeverisë Rama, pasi sipas tyre ajo është përdorur për punësimit e militantëve.

“Vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. ”

Ekspertët e Partisë Demokratike vlerësojnë se në raport me dy vite me parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë në Bashkitë e vendit, ndërsa është rritur me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve.

“Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre që këta parazitë të pushtetit të bëjnë like dhe share në Facebook-un e Edi Ramës dhe të keqpërdoren në fushatë elektorale.”

Reforma administrative territoriale sipas Partisë Demokratike ka dështuar pasi ka ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët.