Denoncimi i fortë: Po detyrojnë mjekët që kanë kaluar Covid-19 të dhurojnë plazmë

Mjeku i njohur Petrit Vargu ka qenë i ftuar në Fax News ku është shprehur se i kanë thënë që mjekët që janë infektuar me Covid-19, po i detyrojnë me zor që të japim plazmë.

Ai është shprehur se të gjithë duhet të dhurojnë plazmë, por jo me detyrim. Ministrja Ogerta Manastirliu, para pak ditësh ka deklaruar se janë marrë masat dhe janë finalizuar protokollet për terapinë e plazmës.

Deklarata e Vargut

Më është thënë se po na detyrojnë me zor ne që jemi infektuar që të japim plazmën dhe kjo nuk është e drejtë. Siç e kujtojmë QSUT ka shumë personel të infektuar me shumicë dhe po i detyrojnë personelin mjekësor që të japin plazmën. Mendoj se të gjithë ne duhet të dhurojmë plazmë, por jo me detyrim, kjo duhet të bëhet me dëshirë.

Duhet të ketë një fushatë në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ato që të dhurojnë plazmën. Nuk duhet të ketë sëmundje shoqëruese dhe varet edhe nga mënyra sesi ka kaluar koronavirusin. Nuk e di sesi e ka organizuar, por di që po ministria detyron njerëzit dhe mjekët që të mbledhin plazmë.

Të gjithë mjekët e kanë të detyruar në Itali që çdo 5-7 ditë e kanë për detyrë që të bëjnë tamponin. Kurse këtu mjeku për ministrinë është njeriu më i përçudnuar. Mjekët nuk kanë nevojë që të jenë heronj por të bëhen mjekë me ndihmuar popullin. Isha duke thyer televizorin kur shikova që shkon ministria gjasme takon dy pacientë në spital! Leji mjekët të punojmë, s’ka nevojë të shkojë ministria tek koka e pacientit. Është totalisht me vënë duart të kokë.