Covid-19 i merr jetën ish-kryetarit të Bashkisë

Humb betejën nga Covid-19 ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku. Mësohet se prej një muaji Sanxhaku po kurohej në Turqi, por nuk mundi të shpëtonte.

Ai ka drejtuar bashkinë e Lushnjes në singlën e LSI-së nga viti 2007 deri në 2011. Sanxhaku ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi si  Zëvendës i Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Ndërkohë, sot më herët ka ndërruar jetë edhe vëllai  i Ylli Ndroqit, Lulzim Pasmaçiu. Ky i fundit ishte i shtruar në spitalin COVID-2, por nuk mundi të mbijetonte.

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 230 dhe aktualisht të infektuar janë 3453. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat për COVID-19.

159773657