Covid-19 i merr jetën artistit të madh shkodran!

Shkodra ka humbur edhe një tjetër artist nga koronavirusi Covid-19. Mësohet se Enrik Çefa mbylli sytë në një prej spitaleve Covid në Tiranë, pasi në 24 orët e fundit kishte kaluar në intubim.

Çefa është i famshëm si kompozitor, por edhe si këngëtar në Shkodër. Një nga këngët më të njohura që ai ka kompozuar eshtë edhe ‘Vajza shkodrane’.

Enrik Çefa ka qenë muzikant/kompozitor dhe mësues muzike.

Vitet e fundit ai kishte dalë në pension. Mësohet se ai ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare.

Mesazhi ngushëllues i kryebashkiakes Voltana Ademi

Prind i mirë, familjar, i kulturum, muzikant e mësues si ai! Kështu do ta kujtoj gjithmonë zotni Enrik Çefën. Ai sot u nda prej nesh fizikisht.

Lajm i trishtueshëm për ata që e kanë njoftë nga afër, ata që e njohën përmes artit e krijimeve të tij, për Shkodrën që sot humbi një qytetar model.

Pozitiv e i dashtun me të gjithë, si veç mësues Rriku. Me e dashtë jetën, me e ndi çdo tingull të saj dhe me e transmetu me ma shumë emocion prej vetes, si Rrik Çefa. Mësues i djalit tim në kuptimin ma të gjanë të fjalës.

Pushofsh në paqe mësues Rriku! Do ta ndjejmë gjithnji muzikën e zanit tand, kangën nën za – në notat e kitarës së pandashme, që ishte gjithmonë e mahnitshme në durt tuaja!

33

Annotation 2020 08 20 163426