Covid-19 futet në burgje, 8 të dënuar rezultojnë pozitivë

Situata e pandemisë së koronavirusit në vend shfaqet mjaft problematike, ku numri i rasteve të reja pozitive vijon të rritet nga dita në ditë. Ditët e fundit janë identifikuar 8 raste të reja pozitive në bùrgun e Zaharisë në Krujë, ku dy prej tye janë punonjës plicie. Ky bùrg është një institucion psikiatrik ku vuajnë dènimin rreth 284 të bùrgosur.

Kujtojmë se edhe më parë bùrgu i Zaharisë është cilësuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit si një institucion i cili nuk përmbush kushtet minimale të jetesës për të dènuarit

Në një letër publike në vitin 2019, drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe asaj të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, KSHH sqaronte se prej 18 muajsh kishin inspektuar bùrgun dhe kishin gjetur pròbleme të shumta me plotësimin e standardeve si mbipopullim i bùrgut, mungesë e stafit, etj.

Situata e epidemisë në vend paraqitet álarmante ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona si dhe janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar pozitiv. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ministria ka pranuar se përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si të prekur nga Covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet mjekësore.