Bie nga pushteti Gjukanoviç, lideri shqiptar i “E zezë dhe e bardhë” i bashkohet koalicionit pro serb

Partitë opozitare në Mal të Zi do të krijojnë qeverinë e re, pas fitores në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura ditën e djeshme.

Sot u zhvillua një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.

Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.

Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë”, thuhet ne deklarata.

Ata thanë se, përveç kësaj, u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.