BBC: Shqiptarët në vendin e parë për azilkërkues në Britaninë e Madhe

Vonesat në përpunimin e kërkesave për azil në Britaninë e Madhe janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar.

Katër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 kanë pritur gjashtë muaj ose më shumë për çështjet e tyre për tu proceduar, krahasuar me tre në katër gjatë së njëjtës periudhë në 2018.

Në vitin 2014, vetëm një në pesë aplikantë për azil po priste kaq gjatë- shkruan BBC.

Ministria e Brendshme tha që merrej me “një numër të lartë çështjesh komplekse” dhe donte t’i jepte fund “vonesës së panevojshme”.

Po ashtu, në shkrim thuhet se azilkërkuesit nuk mund të punojnë ndërkohë që kërkesat e tyre po përpunohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej më shumë se 5 paund dhe akomodim, shpesh në bujtina ose banesa të përbashkëta.

Pasi një aplikant ka pritur për një vit, ata mund të kërkojnë të drejtën për të punuar. Edhe kur aplikohet për punë, shpesh herë nuk gjendet mundësia për punësim. Tashmë edhe shanset për azil janë shumë më të vogla dhe shqyrtimet janë duke u zhvilluar në një kohë relativisht të gjatë.

Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit raporton se më 2019, janë paraqitur 45 000 kërkesa për azil. Kjo është shifra më e lartë që nga viti 2003.

Kërkesat për azil të bëra midis Marsit dhe Dhjetorit 2014 – informacioni më i hershëm i disponueshëm – kishin më shumë se 80% shans për t’u vendosur brenda gjashtë muajve. Në fund të vitit 2019, kjo kishte rënë në 20%.

Deri në fund të qershorit të këtij viti, nga pothuajse 43,000 aplikantët që prisnin vendime, gati 17,000 kishin pritur të paktën një vit.

Peter Ëalsh nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha që viti 2019 ishte një “vit i ngjeshur për kërkesa për azil” me 45,000 të paraqitur – më shumë se në çdo vit që nga 2003.

Njerëzit që aplikojnë gjatë procesit kryesor të azilit ka shumë të ngjarë të vijnë nga Irani, Iraku apo Shqipëria.