Basha-Ramës: Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Rama duke dyshuar sërish për një marrëveshje të fshehtë Shqipëri- Greqi për detin.

Basha i kërkon sërish Ramës të bëjë transparencë e mos fshihet. Më tej ai thekson se Rama është i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.