Banda e PS në Korçë dhunon barbarisht Ilir Vrenozin pse shkruan kundër Ramës

Bandat e PS në Korçë dhunojnë këdo që shkrun kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Vetëm pak kohë më parë, kunati i Niko Peleshit dhunoi koleksionistin Gjergji Thimio.

Por duket se një tjetër person publik anti-Ramë është dhunuar në Korçë.

Bëhet fjalë për korçarin e famshëm Ilir Vrenozin.

Burimet kanë bërë të ditur se Vrenozi është dhunuar dhe qëlluar me grushte, ndërsa ka pësuar hematomë në syrin e djathtë.

Fotot janë bërë publike nga një mik i Vrenozit, pasi ai vetë nuk është prezent në rrjetet sociale pasi është i bllokuar.