Balliu: Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë në shkelje të ligjit, bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit nuk lejohen në radhët e policisë

Nga Klevis BALLIU

Sot Policia e Shtetit është njohur zyrtarisht si institucioni që drejtohet nga ish spiunet e Sigurimit të Shtetit, strukturës më shkatërruese për jetën dhe dinjitetin e njeriut gjatë regjimit komunist. Vetingu në polici konfirmoi në krye të policisë numrin 2 të saj, Gjovalin Loka, njëkohësisht përgjegjës për sigurinë publike.

Ish Sigurimsi i Shtetit, u konfirmua në detyrë nga Vetingu partiak në Polici, pavarësisht se ai e kishte fshehur detyrën e operativit të Sigurinit dhe pavarësisht se ligji e ndalon kategorisht një sigurims të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

Neni 38/g i ligjit për Vetingun në Polici shprehet se “bashkëpunëtorët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit ndalohen të shërbejnë në radhët e Policisë”.

Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq.

Të gjithë janë anëtarë të së njëjtës bandë, që vazhdojnë të përdorin metodat e Sigurimit të Shtetit, raprezaljet kundër opozitës dhe kritikëve të qeverisë për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur dhe të dëmshëm për qytetarët.