Avokati: Rama urdhëroi drejtorin e Urgjencës të shtirej sikur ishte me Covid-19, revoltohet Brataj…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër sot ndaj një lajmi që sipas tij i referohet një avokati, i cili thotë se infektimi me Covid-19 ka qenë një mashtrim me urdhër të Ramës.

“Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?”, shprehet i revoltuar Skënder Brataj.

Brataj sqaron se edhe cilët janë interesat e këtyre personave që sipas tij bëjnë lajme të tilla, ndërsa shton se janë sharlatanë dhe nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fjalën edukatë. “Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!”, i është përgjigjur ndër të tjera Brataj avokatit në fjalë.

Reagimi i plotë i Bratajt

STOP SHARLATANËVE, STOP MASHTRUESVE PARA SE TË JETË VONË! JETA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO PËRFITIM TJETËR! Çfarë gjeta sot në media!!

Jam i indinjuar, jam i ofenduar, jam i lënduar, jam i lodhur, jam i skandalizuar se si në vitin 2020 çdo sharlatan mund të shkruaj dhe të mashtroj, çdo pseudoprofesionist t’i tregoj vendin profesionistit, çdo përfitues mund të përdori emrin e kujtdo vetëm për pëlqime netëoku?

Intelektual dhe popull shqipëtar ka ardhur koha të ndahet e vërteta nga mashtrimi, profesionisti nga gjithollogu, të ndahen të shkolluarit nga diplomat e blera që e kanë masakruar këtë vend. Njerëz që mbjellin mosbesim, konfuzion me qëllim, me arrogancë dhe ulërima, njerëz që përdorin çdo fjalor të ndyrë, njerëz që nuk di nëse e kanë dëgjuar ndonjëher fjalën EDUKATË!
Sot në media në titullin e sipërpërmendur të shkruhej se:

“Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës. Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës”. Po e thashë se gripi i stinës do ti bashkohet SarsCov2 dhe e rrezikon më shumë jetën tuaj! Por ajo që dua tju them JU është se keni të drejtë! Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!