Asnjë strategji nga qeveria shqiptare për vaksinën Covid-19

Nga Orjola PAMPURI

Qeveria greke ka kontraktuar me Astra/Zenecen 3 milione doza deri në qershor 2021, proces i cili nis në dhjetor 2020 me 700.000 dozat e para, të vaksinës së mundshme Covid 19.

Qeveria shqiptare, e cila përvec ‘kapitujve me përralla’ që ka treguar nga fillimi i kësaj pandemie e deri  më sot, nuk ka asnjë strategji të detajuar si do të vijohet me vaksinen Covid 19, përvec vaksinës së gripit sezonal.

Ajo që shqiptarët presin është një strategji e qeverisë shqiptare për kontraktimin me njërën nga kompanitë farmaceutike që po testojne e prodhojne vaksinen Covid 19, me qellim që të mos mbetemi vetëm në shpresen e OBSH, ku gjasat do të ishin që ta përftonim shume vonë këtë vaksinë.

Pra cili është impenjimi i qeverisë për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm? Deri tani asgjë…….veç fjalëve që deri tani i ka dalë boja, duke iu referuar keqmenaxhimit të pandemisë, nuk ka asgjë tjetër, asnjë strategji të qartë si do vijohet më tej.