Aksident në Shkodër, përmbyset furgoni! 7 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bogë të Malësisë së Madhe. Fugoni i kompanisë që po rikonstrukton rrugën e Thethit është përmbysur në rrugë duke u rrotulluar dy herë.

Për pasojë 7 nga punonjësit e kompanisë kanë mbetur të plagosur, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes janë nisur dy ambulanca. Mësohet se në furgonin e aksidentuar kanë qenë 7 punonjës të firmës nënkontraktuese që kryejnë punimet në aksin Qafë Thore-Theth.

Ata kanë qenë duke u kthyer nga puna, por në afërsi të fshatit Bogë, fugoni që po udhëtonin ka dalë nga rruga.