Agron Llakaj shpërthen kundër Ramës: Je…

Ndërsa mijëra persona janë bllokuar në Kakavijë, të pamundur për të kaluar kufirin falë kufizimeve të shtetit grek, nga pala shqiptare nuk mungon show.

Ministrja Olta Xhaçka vjen me helikopter pranë. Ndërsa dukshëm asgjë nuk po bëhet për të asistuar shqiptarët e bllokuar në doganë, qeveria nuk zhgënjen edhe kësaj radhe, së bëri sikur po ndihmon me situatën. Ndaj kesaj situate jane revoltuar qytetarët dhe personalitete publike. Agron Llakaj ka reaguar ashpër ndaj Ramës ne rrjetet sociale.

Agron LLAKAJ

E kemi fatin, shpresë dhe marrëzi… na jep një engjëll të na mbrojë o Zot !”…

Kjo është pamja e jonë nga viti në vit…, në pritje e pritje e pritje…, në radhë e në radhe e në radhë…, me ditë e netë të tera…, i nxehti përvëlues, mungesa e kushteve me minimale njerëzore!

Vijnë emigrantet dhe gdhihen në radhe, bir o Edi Rama, kë të qaj me parë! Radhë kilometrike në pritje pa zgjidhje…, po ky është krim more njerëz…, e përse vallë ne akoma jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve?!

…hajde radha!!! Turp! Turp! Turp Edi Rama! Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë…, pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju bëjnë llapë për atë të shkrete votë…, por n.q.s do i harroni këto dite harram e paçi!

Tani bërtisni…” jam krenar që jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoftë!!!