Afera 430 milionë euro e inceneratorëve, një prej vjedhjeve shtetërore më të mëdha në histori

Nga Sali Berisha

Vjedhja e 430 milionë eurove në aferën e inceneratorëve, impianteve të djegies së plehrave, është njëra prej vjedhjeve shtetërore më të mëdha në historinë e vendit. Në këtë aferë janë të trupëzuar në një, Edvin Hajduti, Tigri i vjedhjeve Arben Ahmeti, Lal Plehu dhe Arben Malavita.

Në videon e mëposhtme të paraqitur nga ish-deputetja Tabaku del përpjekja e Edvin Hajdutit për të fshehur vjedhjen me këtë aferë të 430 milionë eurove të takspaguesve shqiptarë. Sipas dëshirës ndiqeni videon e mëposhtme.

DEKLARATAT DHE FAKTI:

Rama në Kuvend: Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen!

Investigimi i BIRN: Sipas studimit të fizibilitetit, totali I kostove të ndërtimit dhe operimit të inceneratorit kap vlerën e 430 milionë eurove.

Rama: Nëse janë 400 milionë euro, pot a përsëris prapë, unë jap dorëheqjen! Po e them publikisht.

Investimi i BIRN: Studimi i fizibilitetit për këtë projekt është miratuar nga qeveria në mënyra ekstra ligjore, pasi projekti nuk ishte I përballueshëm sipas fondeve të Buxhetit të miratuara nga Kuvendi.

Rama: Dhe po doli 400 milionë euro, unë jap dorëheqjen.

Fakt: Gënjeshtar!