4 të vdekur dhe 133 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Medici e infermieri al lavoro senza sosta nel reparto di terapia intensiva passato da 5 a 17 letti per curare i pazienti covid all' ospedale di Vizzolo Predabissi, 24 Marzo 2020. Ansa/Andrea Canali

Situata e Covid-19 vazhdon të jetë e rëndë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shënuar 133 raste të reja me koronavirusin Covid-19.

Ndërkaq, 4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit, duke e rritur edhe më shumë numrin e viktimave.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 75 të shëruar, 133 raste dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë.

Mesatarja javore e rasteve të reja për javen 35 është 153 raste /javë.

Ju informojmë mbi situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)

Testime totale 62837

Raste pozitive 9513

Raste të shëruara 5214

Raste Aktive 4015

Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2092

Durrës 530

Shkodër 284

Lezhë 199

Korçë 178

Elbasan 159

Fier 144

Kukës 131

Vlorë 126

Berat 83

Dibër 52

Gjirokastër 37