3 mjekë dhe një infermiere infektohen me Covid-19

Nga personat që kanë dalë pozitiv me Covid-19 në Shqipëri janë edhe 4 personel mjekësor nga Tropoja, për të cilët Faxweb.al disponon edhe emrat por japim vetëm inicialet në respektim të privatësisë.

Burime bëjnë me dije se njëri prej tyre, Sh.B, ka rezultuar pozitiv dy ditë më parë dhe është me mjek, ndërsa dy të tjerët ditën e sotme përkatësisht Gj.P dhe E.U.

Ndërkohë personi i katërt është një infermiere po nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e sotëm ka bërë me dije se në Tropojë kanë rezultuar 7 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19, duke shënuar një rekord të ri, vetëm 24 orë pas rekordit të djeshëm.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Ndërkohë, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.