Shifra tjetër skandaloze e raportit të “GI”: Qeveria mori 200 milione euro ryshfete nga tenderat në 2018-1019

Global Iniative ka publikuar një raport me gjetje të rënda për Shqipërinë, sidomos kur është fjala për pastrimin e parave dhe korrupsionin. Në raportin e sapopublikuar “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, një publikim i “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime ) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze, thuhet nder te tjera se rreth 60% e firmave të ndërtimit, që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet, nuk i justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3-vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Gjetjet kryesore të këtij raporti

Shqipëria është vendi që ka 60% të PBB është ekonomi formale, ndërsa ekonomia informale është 40% e PBB-së. Nga kjo e fundit 22% e PBB-së është ekonomi kriminale ndërsa 18%.PBB-së është ekonomia gri apo që i shmanget taksave.
Shqipëria është pjesë e një rrjeti të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që vjen edhe nga Amerika Latine. Grupet kriminale në vend janë tejet të fuqishme.

Raporte të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare e pranojnë dobësinë në nivele kritike të institucioneve shtetërore për të monitoruar aktivitetin financiar në ekonomi që dominohen nga biznese të vogla, me sisteme të varfra kontabiliteti dhe kontrolli.

Shqipëria ka rrogën mesatare më të ulët në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën (400-450 euro)
Vendet në fjalë kanë mangësi të thella në financimin e partive politike dhe nuk kanë baza ligjore për ta rregulluar atë.
Raporti përmend dhe investigimin e gazetës gjermane BILD në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e parave nga organizatat kriminale për këto zgjedhje.

Raporti evidenton se trafikimi i drogave tranzit nëpër rajon llogaritet se shkon në më shumë se gjysëm miliardë euro në vit, vetëm për Shqipërinë.

Sipas Raportit GI në Shqipëri pastrimi i parave kryhet veçanërisht nga vepra kriminale e trafikimit të drogës dhe së dyti nga korrupsioni. Në raport citohet studimi i Bankës Botërore mbi Sipërmarrjen tregon se 36.1 për qind e kompanive në Shqipëri kanë patur të paktën një kërkesë ryshfeti gjatë vitit 2019.

Nga të dhënat rezulton se Shqipëria ka pagesën e rryshfetit në 50% të rasteve (një shjifër 14% më e lartë se sa mesatarja).
Raporti tregon se në Shqipëri deri në 30% të vlerës së kontratës shkon për rryshfet. Për vitin 2018-2019 qeveria akordoi kontrata me vlerë 679 mln euro nga të cilat 200 mln euro përllogariten të jenë vlera e rryshfeteve që janë marrë (bazuar në përqindjen e raportit).

Në raport përmendet dhe rasti i kompanisë që fitoi tenderin e UNazës së Re dhe që ishte kompani offshore me letra të falsifikuara.

Raporti konstanton se “Të ardhurat nga prodhimi i kanabisit sigurojnë kapitale për grupe kriminale nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që të përfshihen në trafikimin e kokainës. Duke krijuar kontakte direkte me Amerikën Latine, e transportojnë drogën në portet kryesore evropiane, dhe e shpërndajnë nëpër Evropën perëndimore”.

Raporti evidenton se në Shqipëria boom-i i ndërtimeve ka ardhur si pasojë e parave të pista. “Në Tiranë u lëshuan 65 për qind e të gjitha lejeve të ndërtimit për ambiente banimi, me një shumë totale prej 400 milionë eurosh. Nga 141 kompani që fituan leje ndërtimi për ndërtesa më të larta se gjashtë kate, gjatë periudhës 2017–2019, 59 për qind e tyre nuk i kishte burimet financiare për të përfunduar ndërtesat. Sipas bilanceve të këtyre kompanive, të ardhurat e tyre ishin minimale, dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonte që të kryenin investime të tilla. Sipas vlerësimeve tona, afërsisht 60 për qind e kësaj vlere vinte nga para të pista, afro 240 milionë euro”.

Sipas Raportit në Shqipëri 30% e vlerës së një apartamenti të blerë rishtaz bëhet përmes parave të pista. Raporti evidenton se janë 500 mln euro që janë pastruar përmes sektorit të apsurive të paluajtshme për 2019, vlera e parave të pastruara për 2017 ka qenë 320 mln euro ndërsa për 2018 ka qenë 570 mln euro. Nga viti 2017 deri në vitin 2019 janë pastruar gjithsej 1.6 mld euro nga paratë e pista në ndërtim.

Agjensitë e Real Estate raportojnë se 4—50% e shitjeve bëhen me para në dorë.
Raporti evidenton probleme kyçe për Shqipërinë; rritjen kanabisit dhe drogërave të tjera, fuqizimin e metodave të paligjshme të shmangies së taksave, përdorimin e parave në ndërtim