Lufta e fortë brenda Barcelonës, Messi kundër Presidentit dhe Koeman

Lionel Messi është shumë afër të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror. Ylli argjentinas dorëzoi letrën për largim në bordin e klubit, derisa situata doli jashtë kontrollit me humbjen 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Përplasja e 33-vjeçarit me bordin e klubit katalunas daton nga fillimi i këtij viti, kur ndodhi shkarkimi i Ernesto Valverdes. Eric Abidal kishte akuzuar Messin se shkaku i tij dhe i shokëve te skuadra, trajneri ishte shkarkuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i argjentinasit që ka kërkuar nga drejtori sportiv që të merret me punët e tij dhe t’i publikojë emrat e lojtarëve që e kërkuan shkarkimin e Valverdes.

Messi ka pesë arsye se përse dëshiron të largohet nga Barcelona:

1# Raporti i tij me bordin e klubit
Është raportuar se Messi nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me Bartomeun, shkaku i udhëheqjes së dështuar të klubit në pesë vitet e fundit.

2#Shkarkimi i Ernesto Valverde
Kur Valverde ishte shkarkuar, Messi e kishte përshëndetur trajnerin dhe i kishte dëshiruar shumë fat, duke bërë me dije se ai nuk dëshironte që trajneri të shkarkohej, por ishin rezultatet e dobëta.

3# Mosmarrëveshje në planet e klubit
Messi asnjëherë thuhet se nuk është pajtuar me planet sportive të klubit, sidomos në pjesën ku ka menaxhuar Abidal, që ka shpenzuar për pesë vite gati një miliard euro.

4# Trajtimi i Luis Saurezit
Ronald Koeman kishte telefonuar ditë më parë Suarezin që t’i tregonte se nuk është pjesë e planeve të tij në bashkëbisedimin që zgjati më pak se një minutë.

5# Nuk ka projekt fitues
Mesis është i zhgënjyer se si në klub është instaluar një mentalitet pa projekte fituese dhe ka pak besim se Ronald Koeman mund të ndryshojë gjërat në klub, shkaku që holandezi nuk ka një CV të pasur më trofe.

Lionel Messi tashmë ka dërguar faksin te Bracelona ku thuhet se e dëshiron largimin nga klubi në këtë verë.

Ylli argjentinas ka mbetur i zhgënjyer me neglizhencën e bordit të klubit në këto pesë vitet e fundit, andaj mendon se ka ardhur koha e tij që të largohet.

Por, Messi ende nuk është në dijeni se nuk mund të largohet aq lehtë nga Barcelona.

Blaugranasit janë duke kaluar nëpër një krizë ekonomike dhe vështirë se mund ta lënë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë të largohet si lojtar i lirë.

33-vjeçari në faksin e dërguar, ka bërë me dije se ai dëshiron të përdor të drejtën e tij për të shkëputur kontratën, mirëpo ajo mundësi i ka kaluar në fillim të muajit qershor.

Argjentinasi nuk do të mund të shfrytëzojë atë vendim, andaj do të duhet të përballet me ligjet e caktuara nga klubi në kontratë.

Klauzola e Messit është 700 milionë euro, mirëpo që skuadra katalunase do ta lejonte atë të largohej në shumën e mbi 300 milionë eurove.

Interi, Paris Saint-Germain dhe Manchester City, janë klubet më të interesuara, mirëpo që Barcelona në rast se pranon shitjen e lojtari, do të kërkojë shumën e lartë.

Ditë më parë është raportuar se ka anëtarë të bordit të klubit katalunas që e duan largimin e Messit, me vetëm Ronald Koemanin që i ka thënë se privilegjet e tij në klub i kanë përfunduar.

Kjo situatë e ka acaruar argjentinasin dhe thuhet se largimi i tij nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi do të jetë i paevituar.