71 vjetori i masakrës komuniste/ Si u pushkatuan 14 burra nga familjet më me emër të Mirditës

Nga Enkelejd ALIBEAJ

17 Gusht 1949. Kriminelët komunistë iu vërsulën popullsisë civile të Mirditës, për të ushtruar atje terrorin më të madh të diktaturës komuniste. 14 burra nga familjet më me emër të Mirditës, u dënuan me vdekje, varje në litar ose pushkatim. 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata. 300 familje u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës.

Për Mirditën, si vatër e katolicizmit dhe rezistencës aktive ndaj komunizmit, masakra e Qafës së Valmirit do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës. Ajo krahinë pësoi genocidin komunist më mizor në Shqipëri, faji i vetëm i së cilës ishte rezistenca ndaj diktaturës.

Kujtimi dhe respekti ndaj viktimave të asaj masakre, përkujtohet cdo 17 gusht nga familjarë dhe pasardhës të tyre. Si dëshmi e identitetit historik, ngadhnjimit mbi të keqen dhe përkushtimit për të nxjerrë të vërtetën, që eshtrat e viktimave të prehen në paqe, që shpirti i tyre të pushojë i qetë në parajsë e që të gjallët të mbajnë fort në zemër vlerat e lirisë dhe besimit në zot!

Në emër të Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha, së bashku me kolegë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, të Degës së Partisë Demokratike Mirditë dhe Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, e kishim për detyrim moral të nderonim, në këtë përshpirtje, kujtimin e tyre në 71 vjetorin e masakrës së Qafës së Valmirit!

I paharruar kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në altar të parajsës!

Të dënuarit me vdekje
1-Dedë Preng Gjomarkaj, ​varje në litar
2-Dodë Mark Biba, ​​varje në litar
3-Pjetër Ded Vila, ​​varje në litar
4-Dodë Llesh Paloka, ​​varje në litar
5-Nikollë Bardhok Bajraktari pushkatim
6-Nikoll Llesh Bajraktari ​pushkatim
7-Llesh Gjon Mëlyshi ​pushkatim
8-Ndrec Mark Ndoj ​​pushkatim
9-Preng Shkurt Nikolli ​pushkatim
10-Bardhok Dodë Gjini ​pushkatim
11-Frrok Ndue Mata ​​pushkatim
12-Gjergj Keç Beleshi ​pushkatim
13-Gjin Gjokë Kaçi ​​pushkatim
14-Ndoc Gjet Çupi ​​pushkatim

Dënimet e tjera
-Ndue Gjon Fusha -​​burgim i përjetshëm
-Prengë Gjeto Çupi​​ – 20 vjet burgim
-Mark Prengë Marku​​- 20 vjet burgim
-Nikollë Gjokë Gjini​​ – 20 vjet burgim,
-Llesh Kolë Toma​​ – 20 vjet burgim
-Mark Dedë Gjomarkaj​ – 20 vjet burgim
-Gjon Mark Ndoja​​ – 15 vjet burgim,
-Zef Shkurt Maca – ​​15 vjet burgim,
-Dodë Gjok Vuka​​ – 15 vjet burgim,
-Llesh Ndue Gjoni​​ – 15 vjet burgim,
-Marka Nikoll Tuçi​​ – 10 vjet burgim,
-Kolë Ndue Gjomarkaj​ – 10 vjet burgim

1 30

3 11

4 8

5 3

6 1