Reagimi i fortë i mjekut të njohur: Injorantët e Taskforcës i venë fajin popullit që po infektohen me Covid-19

Mjeku i njohur, Petrit Vargu ka reaguar sërish ndaj rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Vargu në një reagim në faqen e tij sociale se, injorantët e taskforcës vazhdojnë dhe i venë fajin popullit që po infektohen nëpër plazhe dhe autobuse.

Reagimi i plotë

Injorantet e taskforces vazhdojne dhe i vene fajin popullit qe po infektohen neper plazhe dhe autobuse, por a keni nxjerre ligje ju qe cadrat duhet te jene jo me pak se 5 metra larg, shezllonet jo me pak se 2 metra larg si gjithe Europa? A i masni keto distanca? Cfare rregulla dhe ligje ka ne restorantet dhe baret tona te hapura?

Cfare prisni ju qe populli te lahet me maska kirurgjikale? Cfare faji ka populli qe i vetmi ligj qe dini eshte ekstremi i mbylljes. Injoranca juaj mund te jete argument per qeverine, per gjobat por jo per popullin!

Une e kuptoj qe juve nuk ju djeg shume pasi nese problemi thellohet shume mund te shkoni prap ndihmes picajole ne Kanada ose ndihmes murator ne Itali, por si tja bejme ne te shkretet…..?

petrit vargu