“Kishte simptomat e Covid, por testi serologjik thotë që e ka kaluar”, ish-deputeti denoncon akuzon qeverinë…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar një rast që vërteton sipas tij  cilësinë e dobët të kiteve dhe testeve për të identifikuar Covidin, të përdorura nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rasti përmendur prej deputetit ka të bëjë me një qytetar i cili ka bërë dy herë testin pasi ka patur simptomat e Covidit, por që tamponi nuk e ka nxjerrë kurrë pozitiv. Pas shtrimit të babait të tij në Infektiv dhe kryerjes së testit sserologjik, qytetari ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin gjatë kohës që tamponët e nxirrnin negativ.

Postimi i plotë

SERISH REZULTATE FALSE PER COVID-19, QEVERIA HESHT!

Nën heshtjen e papërgjegjshme të qeverisë (nëse do bënin dicka do e kishin shqyer ERTV-në me video), vijojnë të na vijnë denoncime që përforcojnë dyshimet mbi cilësinë e tamponëve e kiteve të testeve për të identifikuar praninë e Covid-19 aktual ose të kaluar.

Ky rast i ri i takon një personi që ishte tamponuar dy herë për shkak se paraqiste simptoma të qarta dhe kishte familjarë të ngushtë (babain) shtruar në spitalin infektiv Covid. Dy tamponët jepnin rezultat negativ. Personi mbas rreth një muaji i është drejtuar laboratorit privat për analizë serologjike, e sic shikohet, rezulton se ka prani të antitrupave Sars-Cov2 (IgG), që konfirmojnë se ka kaluar një infeksion. Pra personi ka patur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals!

Ky është një problem shqetësues, të cilin qeveria duhet ta sqarojë! Zonja ministre, nga janë marrë tamponët dhe kitet për testet serologjike dhe sa është niveli i rezultateve false që prodhojnë? Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve sjell mosbesimin e tyre tek kjo qeveri, dhe ndjesinë e abandonimit e lënies në mëshirë të fatit dhe kjo është serioze! Qeveria vazhdon të ketë si strategji të vetme propagandën edhe pse nuk ka përmbushur as premtime që janë jetike: dy spitalet Covid 3 dhe 4!

Të premtuara nga kryeministri e ministja e shëndetësisë se do ishin gati për në mars njëherë e pastaj për qershorin, as nuk përmenden më. Kjo qeveri është kosto për shqiptarët në cdo ditë që kalon! Kemi përpara një situatë të panjohur të sjelljes së virusit në muajt e ardhshëm dhe e vetmja gjë që bën ministrja e shëndetësisë, përvec PPP-ve e tenderave sekretë, është t’i marrë detyrën zëdhënësve e punonjësve të shëndetit publik për të përsëritur rregulla higjiene.

bardh spahia