Përse nuk ka besim tek Policia e Shtetit?!

Nga Ilir ALLKJA

Me dëshpërim të gjithë shqiptarët kanë parë këto vite një polici partizane, kundër qytetarëve e pro krimit!

Sipas ligjit Policia e Shtetit duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, realisht e kemi parë qindra herë policinë kundër qytetarëve, të gjithë jemi dëshmitarë.

Sipas ligjit policia lufton krimin e kriminelët, por të gjithë jemi deshmitarë të inkriminimit të skajshëm të policisë së shtetit nga polici i fundit deri tek drejtorët e ministrat e saj. Gjithë shqiptarët janë dëshmitarë.

Sot policia perdoret hapur kundër qytetarëve, gazetarëve, mjekëve, artistëve, mediave ndërkohë që e kemi gjetur gjithmonë të inkriminuar e të rreshtuar në krahun e krimit!

Detyra e qeverisë demokratike, duhet të jetë doemos formatimi, dekriminalizimi, freskimi i radhëve të Policisë së Shtetit me njerëz të ndershëm e të përkushtuar si dhe kthimi i besimit qytetarëve tek policia e shtetit!