Samiti i Ballkanit/ Gjeneral Ahmetaj: Kryeministri i RSH, i dështuar dhe i papërgjegjshëm!

29 Korrik 2020, nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli i Atlantikut (AC).

Privilegj ta ndiqja (online) në cilësinë e ekspertit të lartë, zëvendës President i Këshillit të Atlantikut për Shqipërinë dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare i kryetarit të PD, Z. BASHA.

Këshilli i Atlantikut (AC) është një think tank Amerikan 🇺🇸 në fushën e çështjeve ndërkombëtare, i themeluar në vitin 1961, me qendër në Washington DC.

Samiti u drejtua nga dy personalitetet e mirënjohura, përkatësisht Z. Frederick KEMPE, President, si dhe u moderua nga Z. Damon WILSON, zëvendës i AC!

Tematika dhe fokusi i Samitit, ishte përballja e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja & Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia), me COVID 19: “eksperiencat, shpenzimet për GDP, problematikat, si dhe “Roadmap to Recovery” me programet, projektet, angazhimet dhe masat e përbashkëta për tejkalimn e impakteve ekonomike ndaj shoqerisë dhe pasojave sociale mbi qytetarët”.

Folësit kryesorë ishin udhëheqësit e 6 vendeve, ndërsa në panelin e dytë, drejtuesit e programeve të Ballkanit Perëndimor (bashkëlidhur photot nuk kanë nevojë për prezantim).

Përtej retorikës burokratike po përpiqem të paraqes një përmbledhje rreth frymës, dhe qendrimeve që shpalosën udhëheqësit e 6 vendeve dhe SHBA në këtë Samit:

Presidenti MV, PENDAROVSKI, i hapur ndaj bashkëpunimit dhe i drejtpërdrejtë në kërkesa për programet e turizmit, infrastrukturës, transportit, lehtësirat në portin e Selanikut, etj.

Presidenti VUČIĆ: pragmatik në përqasje, i kujdesshëm në përkëdhelitë ndaj KM Rama, u tregua jo shumë optimist, por me shpresë cinike për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri HOTI: “elokuent në gjuhë, i strukturuar si zyrtar dhe i përulur ndaj përgjegjësisë shtetërore, si dhe shumë i qartë në kërkesat për të hequr barrierat burokratike, përmirësuar klimën e bashkëpunimit reciprok mes 6 vendeve, me mbështetjen e BE dhe SHBA”.

Kryeministri i Bosnjë & Herzegovinës, Zoran TEGELTIJA si dhe ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Znj. Dragica SEKULIĆ, shprehën konsideratat ndaj forumit dhe prezantuan kërkesat për projektet e infrastrukturës, etj.

Në Samit, zoti Matthew PALMER, i ngarkuari i DASH për Ballkanin, shprehu qendrimin e USA, për mbështetjen e “integrimit ekonomik të BP”, si dhe iu bëri thirrje udhëheqësve të 6 vendeve, për të marrë përgjegjshmëri zyrtare, në përmirësimin e stabilitetit politik, standarteve demokratike, eficencës së mekanizmave të qeverisjes, klimës së bashkëpunimit ekonomik, programeve të BE & SHBA si dhe mirëbesimit reciprok mes 6 vendeve”.

Ishte një zhgënjim i madh që Kryeministri në ikje i RSH: “me sfondin si hangar (pa simbolet zyrtare), me gjuhën e trupit të stërkonsumuar nga pesha e të gjitha pushteteve (si sovjetët) dhe paranoja e udhëheqësit “global”, me një anglishte të rrëmujshme, demostroi papërgjegjshmëri cinike shtetërore, shterpësi mendimi, pothuaj nuk tha asgjë në lidhje me tematikën, ankohej për “makthet” e politikës së Tiranës (fajin ose opozita që e pengon ose populli, ose të dy bashkë që nuk e kuptojnë këtë farë udhëheqësi), si dhe përpjekjeve që iu ka dalë boja, për t`u bërë interesanti i tavolinës, në vend që të citonte shprehjen simbol të shenjëtores së kombit Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, e bëri më lëmsh me Van Gogun … etj broçkulla si këto !!

Sigurisht, Edi Rama nuk kishte shumë për të thënë në këtë samit, pasi ka dështuar në mënyrë spektakolare në menaxhimin e situatës, akordimin e paketave financiare për rivitalizimin e ekonomisë apo ndihma ndaj sektorit të turizmit. KM Rama është fokusuar te gjobat, represioni ndaj biznesit, tenderat dhe koncesionet korruptive, që e kanë dëmtuar edhe më shumë ekonominë shqiptare.

Për ta ilustruar deformimin e PM, shiheni në foto dhe siguroj se nuk janë “MEME“, por screenshoot në kohë reale !

Mesazhi im si ekpert: “mjaft është mjaft”!

Kupa është zbrazur, pasojat po i vuajnë qytetarët dhe vendi.

Dhe se fundmi, shpresoj shumë se shqiptarët me mbështetjen e SHBA dhe BE do ia dalim për t’i tejkaluar jo vetëm pasojat e Covid 19, por me fuqinë e votës së lirë edhe këtë sekt-pushtetarësh, të keq-dështuar, të kapur nga oligarkët dhe sekserët, të korruptuar, të papêrgjegjshëm dhe cinik me qytetarët dhe interesat mbarëkombëtare!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

1 1

2 1

Ahmetaj 1