Dokumentat/ Balluku i jep “firmës” së preferuar të Ramës 4.5 miliardë lekë për ujërat e…

Firma “Gjikuria” shpk është një ndër më të preferuarat e Qeverisë Rama. Janë të panumërta tenderat që kjo kompani e drejtuar nga Florenc dhe Milo Gjikuria kanë marrë nga administrata publike, ku mund të përmenden tenderi për rrugën Orikum-Llogara dhe ndërhyrjet në “Parkun Natyror” të Himarës, duke rrënuar “Deltën e Palasës”, përmes hapjes së kanaleve dhe marrjes së gurëve e zhavorrit, në një sipërfaqe prej 2000 apo 3000 metra katrorësh.

Sipas disa burimeve thuhet nën zë se pas kësaj kompanie mund të fshihet Aleksandër Frangaj por kjo nuk është ende e vërtetuar.

5 2

Vetëm në 3 vitet e fundit kjo kompani rezulton se ka marrë rreth 3 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit.

Screenshot 8 10

Por e sigurt është që firma në fjalë “bën bingo” gjithmonë në tenderat me vlerë të lartë. Kështu përshembull, një ndër rastet më domethënëse, është tenderi më i fundit i fituar nga kjo kompani. Bëhet fjalë për një tender me objekt : “Impiant i Trajtimi te Ujërave te Ndotura dhe sistemi KUZ Drimadhe, Dhërmi”.

Fondi limit ka qenë 355,833,441 Lekë të reja pa TVSH (ose rreth 4.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH), ndërsa vlera e ofruar nga “GJIKURIA” shpk është 346,181,758 lekë të reja pa TVSH, ose ndryshe rreth 97,28% e fondit limit, çka lë vend të dyshosh për vërtetësinë e këtij tenderi.

Autoriteti që ka realizuar tenderin është Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila drejtohet nga Belinda Balluku.

Screenshot 2 33

Por e sigurt është që firma në fjalë “bën bingo” gjithmonë në tenderat me vlerë të lartë. Kështu përshembull, një ndër rastet më domethënëse, është tenderi më i fundit i fituar nga kjo kompani. Bëhet fjalë për një tender me objekt : “Impiant i Trajtimi te Ujërave te Ndotura dhe sistemi KUZ Drimadhe, Dhërmi”.

Fondi limit ka qenë 355,833,441 Lekë të reja pa TVSH (ose rreth 4.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH), ndërsa vlera e ofruar nga “GJIKURIA” shpk është 346,181,758 lekë të reja pa TVSH, ose ndryshe rreth 97,28% e fondit limit, çka lë vend të dyshosh për vërtetësinë e këtij tenderi.

Autoriteti që ka realizuar tenderin është Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila drejtohet nga Belinda Balluku. /JOQ/