Zbulohet gomonia me drogë në ujërat e detit të Vlorës

Një gomone e dyshuar se ushtron aktivitet të paligjshëm po ndiqet në ujërat e detit të Vlorës.

Sipas informacioneve të deritanishme, 7 mjete detare të policisë i janë vënë në ndjekje në det të hapur, ndërsa u ka ardhur në ndihmë edhe një dron.

Mjeti lundrues që po ndiqet nga policia ndodhet pranë gjirit të Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.

Autoritetet shqiptare ndërkohë i përcjellin informacion edhe palës italiane në mënyrë që të izolohet ikja e saj.

Burimet mediatike nga qyteti i Vlorës thonë se gomonia dyshohet të jetë me drogë me destinacion Italinë.