Zbardhet dëshmia e të mbijetuarës: “Pinim vetëm ujë! Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën!”

Blerta është e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi, historia tragjike e të cilëve tronditi mbarë opinionin publik. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar dëshminë e Blera Josifit, 34-vjeçares e cila tentoi të vetëflijohej bashkë me nënën e saj, duke agjëruar për disa ditë më radhë, por që fatmirësisht shpëtoi.

Nga dhoma e spitali, ajo ka rrëfyer për hetuesit e çështjes fakte tronditëse, gati të paimagjinueshme se si besonin si familje tek ringjallja. Ajo tha se këtë hap e kishte ndërmarrë e para motra e saj Anisa, e cila prej 15 muajsh qëndronte e pajetë në banesë, ndërsa Blerta dhe nëna e saj e lyenin trupin me vaj e uthull.

“Qe kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarit e Jehovait”. Më vone kemi qene edhe ne kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim ne asnje kult fetar por besonim ne ringjallje dhe i kryenim ritet ne banese. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa ne fillim te vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrenë gati 2 muaj deri ne mars te 2019 ku ra ne gjumë te thelle sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se keshtu na meson bibla jone”, tha ajo.

Më pas ajo tregoi se pasi motra e saj ra në gjumë, sakrificën e këtij besimi e nisi ajo me nënën e saj, Zhanetën. Blerta pohoi se të dyja nënë e bijë, konsumonin vetëm ujë të filtruar në napa dhe asgjë tjetër.

“Një vit pasi motra ra në gjumë nisem sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia”, pohoi Blerta, dëshmia e të cilës është tejet tronditëse./BW

Zhaneta Anisa Blerta Josifi 1