Vjen vala e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 40 gradë

Edhe pse fundjava nisi me vranësira, dita e diel do të këtë mot të kthjellët e të qëndrueshëm.

“E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut”, shprehet Adjola Bani, sinoptikane.

Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin.

“Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”.

Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira.

“Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius”.

Sipas sinoptikanëve, edhe pse ky muaj do të mbyllet pak më freskët se Korriku i vitit të kaluar, sërish do të shënojë temperatura të larta.