Virologu gjerman: Shumica e botës mund të përballen me COVID-19 pa vaksinë

Klaus Stohr u ka kërkuar qeverive për shumë vite që të përgatiten për mundësinë e një pandemie të rëndë.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili në vitin 2003 luajti një rol kryesor në një hetim të Organizatës Botërore të Shëndetit që shpejt identifikoi një coronavirus si shkakun e SARS.

Stohr gjithashtu e ngriti alarmin mbi potencialin pandemik të gripit të shpendëve, duke sjellë vende dhe kompani “në tryezë” për të rritur prodhimin e vaksinave në rast se ajo fillon të përhapet gjerësisht në njerëz.

Dhe me COVID-19, i cili ka vrarë pothuajse 600,000 njerëz, bota përballet me krizën prej së cilës virologologu ka pasur frikë prej kohësh.

Stohr, i cili la OBSH-në për t’u bashkuar me prodhuesin e ilaçit, Novartis AG në vitin 2007 dhe doli në pension disa vjet më parë, paraqet një pamje të kthjelltë.

Ai foli me Bloomberg përmes telefonit, përmes së cilës bisedë ai ka thënë se sjellja epidemiologjike e këtij virusi nuk do të jetë aq e ndryshme nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, duke paralajmëruar një kthim të tij gjatë dimrit, përcjell Telegrafi.

“Do të ketë një valë tjetër, dhe do të jetë shumë serioze. Më shumë se 90% e popullsisë është e ndjeshme. Nëse nuk ndërmarrim përsëri një bllokim serioz ose masa të ngjashme, virusi do të shkaktojë një shpërthim të konsiderueshëm. Dimri po vjen para vaksinës. Do të ketë një rritje të rasteve dhe do të ketë probleme në ndalimin e tij, sepse njerëzit nuk duken shumë të gatshëm për më shumë kufizime në lëvizjen dhe lirinë e tyre”.

Virologu gjerman është pyetur edhe rreth mundësisë së një vaksine, duke thënë se vende si Gjermania mund të kenë një sasi të konsiderueshme vaksinash deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe një rrjedhë që mund të zgjasë katër, pesë, gjashtë muaj për të moshuarit.

Gjithsesi, ai paralajmëron se “bota do të ndahet në dy grupe, ata me vaksina dhe ata pa vaksina”.

Stohr ka folur edhe rreth mundësisë së imunitetit në gjithë botën ndaj virusit duke thënë se supozon që nga mesi i vitit të ardhshëm një pjesë e konsiderueshme e botës do të ketë antitrupa.

“Kjo do të rritet gradualisht me kalimin e kohës. Atëherë do të ketë një valë të tretë, dhe kur të përfundojë kjo, unë do të mendoja se 80% e botës mund të kenë antitrupa nëse nuk vendosen bllokime, gjë që unë dyshoj”.

Ai ka rekomanduar që duhet të vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet botërore për zhvillimin e një vaksine.

Nga ana tjetër, megjithatë, ai ka frikë se sensi i zakonshëm na thotë se vaksinat nuk do të jenë në dispozicion menjëherë për shumicën e botës.