Vasili: Qëndrimet e maxhorancës për listat e hapura janë farsë vetëm për të zhdukur koalicionet parazgjedhore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit Politik.

Sipas tij, Gjiknuri i kishte kërkuar opozitës që të mblidhte 28 vota në Kuvend për të arritur ndryshimet kushtetuese.

Në një prononcim për mediat Vasili theksoi se qëndrimet e maxhorancës për listat e hapura janë farsë dhe vetëm për të zhdukur koalicionet parazgjedhore.

“Dua të ndaj me ju qartë dhe prerë se çfarë bëri PS në Këshillin Politik. Qartësoi për opinionin publik se çështja e listave të hapura, zelli për të folur për to, ishin thjesht një farsë. Një alibi që vjen erë të qelbur. Kishte të bënte me heqjen e koalicioneve në kushtetutën e Shqipërisë. Propozimi është i qartë, iu thamë dakord që listat e mbyllura të bëhen të hapura. Sot pati një pozicionin”.

“Gjiknuri që në fillim të mbledhjes, propozoi që ne të mblidhnim 28 firma te deputetët e opozitës. ‘5 qershori’ u dakordësua dhe me firma. S’jemi ne që mbledhim firma. Për ndryshimin e kushtetueses na u sugjerua mbledhja e 28 firmave. Opozita ka qenë e qartë. Të thuash që unë dua 28 firma, do të thotë se unë nuk diskutoj.

Ishte vetëm për t’i bërë fresk Edi Ramës për të hequr koalicionet. Është e qartë se ky propozim është i rëndë për maxhorancën. Ky propozim i është bërë i njohur partnerëve ndërkombëtarë, për të kuptuar se këtu është një person si Rama që zgjedhjet s’i fiton, por i shkatërron”, pohoi Vasili.