Vaksina e Oksfordit kundër Covid-19 jep rezultate pozitive: Reagim i fuqishëm imunitar!

Vaksina e zhvilluar nga universitetit i Oksfordit ka dhënë rezultate të mira. Testimet e kryera mbi 1077 njerëz kanë provuar se injeksioni prodhoi antitrupa dhe qeliza T që luftojnë koronavirusin.
Universiteti i Oksfordit dhe kompania prodhuese AstraZeneca, ndërsa kanë botuar në revistën prestigjioze ‘The Lancet’ rezultatet e punës së tyre në lidhje me antidodin që mund t’i japë fund pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, kanë deklaruar se bazuar në rezultatet paraprake, vaksina antiCovid është e sigurt dhe krijon reagim të fuqishëm imunitar. Gjithashtu ata janë shprehur se testime të mëtejshme do të konfirmojnë përfundimisht efikasitetin e saj ndaj infeksionit.

Këto janë rezultate paraprake që i referohen fazës 1-2 të eksperimentimit që përfshiu 1,077 të rritur të shëndetshëm, por Oksfordi tashmë ka filluar fazën tre të provave. Rezultatet e fazës tre priten për në muajt gusht-shtator, kur testet do të përfshijnë rreth 10,000 njerëz, një numër i mjaftueshëm për të dhënë një përgjigje gjithashtu mbi sigurinë, si dhe mbi efektivitetin e vaksinës.

Kompania prodhuese AstraZeneca dy muaj më parë nënshkroi një marrëveshje historike me Universitetin e Oksfordit për zhvillimin e mëtejshëm, prodhimin në shkallë të gjerë dhe shpërndarjen e mundshme të vaksinës. Edhe Instituti Serum i Indisë, ka nënshkruar një marrëveshje tjetër marrëveshje me AstraZeneca, dhe është shprehur se do të furnizojë me një miliard doza të vaksinës së Oksfordit vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, para fundit të vitit 2020.

Italia, Franca, Gjermania dhe Holanda kanë firmosur me dy kompaninë marrëveshje për 400 milionë doza vaksine.