Tragjedi në Tiranë, gjenden pajetë nënë e bijë në apartament, një tjetër në gjendje të rëndë

Dy trupa njerëzish janë gjetur të vdekur në një apartament në Kombinat.

Fax News raporton se nënë dhe bijë janë gjetur të pajeta në një apartament dhe paraprakisht dyshohet se, nënë dhe bijë, janë vetëflijuar.

Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se njëra nga vajzat është gjendur gjallë, por në gjendje të kome dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kombinat, afër shkollë “Myslym Keta”. Ende nuk bëhen me dije të tjera detaje, ndërkohë që priten përfundimet e ekspertizës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .