Totti tërbon serbët me reagimin ndaj postimit të këngëtares shqiptare Dua Lipa

Legjenda e Romës dhe futbollit italian, Francesco Totti, i ka zemëruar tifozët serbë të tij duke e pëlqyer postimin e Dua Lipës, e cila e postoi flamurin e famshëm të Ballist Morinës ku shihet flamuri i Shqipërisë Etnike.

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e ka publikuar së fundi në rrjetin social “Instagram” flamurin e famshëm të Shqipërisë etnike me figurën e Ismail Qemailit dhe të Isa Boletinit.

Ky flamur ishte përdorur për herë të parë nga Ballist Morina në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd.

Ky postim i Dua Lipës i ka zemëruar mjaft shumë serbë në rrjete sociale, të cilët janë zemëruar edhe më tutje nga reagimi i Tottit.

Në rrjetin social “Instagram”, Totti, i cili e ndjek Dua Lipën në këtë platformë, ia ka pëlqyer fotografinë këngëtares prishtinase për flamurin e Shqipërisë etnike.

Ky veprim i Tottit ngjalli reagime në mediat serbe, përderisa gazeta Sport Blic e Serbisë ka kërkuar llogari nga italiani, duke shkruar “Pse Totti, vëllai im”, përderisa e ka arsyetuar atë duke shkruar se ka gjasa që ai ta ketë pëlqyer automatikisht foton e Lipës, pa e kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

1 3