Thaçi, 6 orë para prokurorëve në Hagë, seanca vazhdon nesër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u paraqit sot në Hagë për t`u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Që prej orës 13:00 ai u mor në pyetje ndërsa raportohet se, sapo ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje.

Pas thuajse gjashtë orësh ai doli, duke dhënë një prononcim shumë të shkurtër.

Marrja në pyetje vazhdon edhe nesër.