Të bashkuar i rikthejmë dinjitetin Kurbinit!

Nga Elton LASKA

Prej ditësh me të dërguarit nga Tirana të Partisë Demokratike ka vijuar turi i takimeve në zonën e Kurbinit, ku pjesëmarrja ka qenë masive. Veç demokratëve të thjeshtë më shumë se kurrë në këto takime kishte qytetarë që ishin kryefjalë e takimeve me propozime dhe artikulimet e tyre për platformën e Partisë Demokratike që do t’i rikthejë dinjitetin Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë.

Qytetarët në takimet e Partisë Demokratike nuk janë fasadë as dekor, janë motivi i takimit, së bashku me strukturat që janë në ballë të kësaj fushate do ndërtojmë trenin e fitores, ku askush nuk do jetë i përjashtuar dhe i papërfaqësuar.

Keq qeverisja babëzia dhe krimi janë bërë një barrë e rëndë për çdo shqiptar ndaj ka ardhur koha që me mjete demokratike dhe me qytetari të marrim në dorë fatet e vendit.

Asetet ekonomike dhe turistike të Kurbinit nuk do t’i lëmë të mbyten në moqalin e injorancës politike që qeveris prej vitesh në Kurbin, ku qytetarët janë kthyer në shërbëtore dhe ata që duhet të ishin shërbëtor të qytetarëve janë kthyer në tutorë.

Prej vitesh si opozitë jemi në një betejë të fortë me narkodiktaturën më të egër në Evropë, por koha po na jep të drejtë, për çdo akuzë tonën.

Dënoncuam promovimin e krimit në rangjet më të larta të shtetit, u faktua nga drejtësia ndërkombëtare me opinjonet e Venecias. “Drejtësia e re” e kapur më në krye Arta Markun dhe çyrykun Ulsi Manja nuk sygjestionon më askënd!

Denoncuam korrupsionin këtë e faktuan organizmat më prestigjoze në botë dhe eksodi masiv i shqiptarëve.

Koha është tani që të kanalizojmë fuqinë tonë përmes votës dhe ti rikthejmë dinjitetin vendin.

Kurbini nuk do jetë më xhepi i harruar kufi me Tiranën, ku kalojnë të gjithë e nuk ndalon askush, por do të jetë një ndër trevat më vitale në vend pasi ka potenciale njerëzore dhe natyrorë të jashtëzakonshme.

Kurbinasit, mirditorët, malësorët dhe të ardhurit e tjerë janë një kuartet i jashtëzakonshëm që do prodhojmë vetëm fryte pozitive në të ardhmen.

Të bashkuar rikthejmë Kurbinin e industrisë, kulturës, turizmit dhe begatisë.

+foto nga arkiva ✌️✌️✌️

1 35

2 25