Tabaku: FMN në krah të opozitës, kundër amnistisë fiskale dhe…  

Nga Jorida TABAKU

FMN në krah të opozitës, kundër amnistisë fiskale dhe për një sistem të thjeshtë, eficent e pa nivele taksash!

Amnistia fiskale është justifikimi Ramës për të futur në ekonomi paratë e pista të krimit të organizuar. Akoma më keq, është rruga e Ramës për të zhytur bizneset në faliment dhe për të incentivuar ekonominë kriminale.

Taksa progresive dëmtoi rëndë shtresën e mesme, biznesin e vogël, investimet dhe taksoi rëndë punën! Një taksë që ka shkatërruar konkurencën dhe mbyllur masivisht bizneset e ndershme. Një vizion i papërgjegjshëm dhe jo eficent që inkurajon informalitetin, mospagimin e taksave dhe detyrimeve.

Ekonomia në këto 7 vite shënoi rekorde: konsumi më i ulët historik, paga mesatare më e ulët në rajon, mirëqënia më e ulët në rajon, borxhi më i larte.

Taksa e sheshtë 9% do të rikthejë Shqipërinë në punë, ti japë frymë ekonomisë dhe nxisë investimet!

https://invalid.invalid/…/pr20252-albania-imf-staff-conclud…