Sondazhet e nxjerrin “gropë”, Rama fluturon drejt Vlorës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Ai zgjodhi pikërisht Zvërnecin për të zhvilluar takimin. Kujtojmë se kryeministri Rama pati një përplasje me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli pasi bizneset e zonës së Zvërnecit u ankuan për kryebashkiakun.

Ndërkohë thelbi i përplasjes së tyre ishte gjendja katastrofike e PS në këtë qark.

Mediat raportuan se një sondazh thotë se PS ka zbritur në 30 përqind në këtë zonë.

Burimet thonë se Rama ka kritikuar drejtuesit e PS në qark.

Ndërkohë, analisti Afrim Krasniqi në një intervistë për Adi Krastën në SYRI TV të martën, tha se Rama po diskriminon zonat e djathta, duke e fokusuar fushatën aty ku mendon se është ‘hambari’ i votave.

“Tirana, Durrësi dhe Korça bëjnë ndonjë diferencë politike. Kjo e kufizon demokracinë. Për shembull Qarku i Fierit sjell shumë deputetë, që mbysin qytetet e vogla që janë bastione të opozitës. Po të shohësh që projektet e qeverisë, fushata po përqendrohet në Fier dhe Vlorë, aty ku është hambari i votave të qeverisë”, tha Krasniqi.

Rama s’e ka hallin te Covid, por te zgjedhjet

Takimi me strukturat e PS-së në Zvërnec ka patur në fokus përgatitjet për fushatën elektorale. Kujtojmë se pak ditë me parë Rama kritikoi punën e kryebashkiakut Dritan Leli.

Brenda pak ditëve, ky është takimi i dytë i kryesocialistit me strukturat e PS-së. Sakaq, kujtojmë se kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se ka pasur një debat me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Lelin, fakt i cili u raportua nga Faxëeb.al, ndërsa shprehet se si pasojë e tij, beson se ka gjetur mirëkuptimin për t’i ndryshuar gjërat për mirë.

Rama tha gjatë një prononcimi për një televizion lokal se debati ka lindur për çështje të disa ankesave në zonën e Zvërnecit por pa pranuar nëse janë çështje pronësie, e nga ana tjetër pavarësisht se e konsideron keqkuptim, për minuta të tërë ka përsëritur disa herë se ngaqë ka pritshmëri të mëdha nga kryebashkiaku, edhe në njëfarë mënyre është i pakënaqur me të, pavarësisht se këto nuk janë ekzaktësisht fjalët.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë, është e vërtetë që është bërë dhe në Zvërnec dhe ju e dini që ka pasur një moment pakënaqësie në atë zonë të një sërë subjekteve që kanë investuar në infrastrukturë të lehtë mikrpitjeje për turistët ditor. Debati ka ardhur si rezultat i një keqkuptimi dhe është krijuar ideja se ato struktura do të prisheshin dhe ka munguar një komunikim efektiv dhe një zgjidhje e menjëhershme me Bashkia e Vlorës.

Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi ‘I’ lidhur me shumëçka që duhet përmirësuar, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë madje as me punën time dhe nga Dritani që jam i kënaqur për shumëçka por jo gjithçka, por duhet të bëjë më tepër në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumëçka, por duhet të punojë akoma më shumë. Biseda është zhvilluar në mënyrë shumë të hapur, jam i bindur se të gjithë do përmirësojmë më tepër punën për qytetin e Vlorës, është bërë shumë punë por ka ende për t’u bërë”, tha Rama.

1 2