Si Rama mashtroi paturpësisht për takimin me ambasadoren e SHBA përmes Top Channel

Nëse BE dhe Bundestagu Gjerman po e godasin më hapur se kurrë tentativën e Edi Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit duke ndryshuar kushtetutën dhe hequr koalicionet në bashkëpunim me opozitën e re, ambasada e SHBA në Tiranë duket se po i bën kryeministrit një presion diplomatik por jo publik. Kjo është parë edhe gjatë takimit të sotëm kur Yuri Kim ndejti përmbi dy orë në zyrën e shefit të qeverisë për të diskutuar për “pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit”.

Por kjo deklaratë nuk është prova e vetme e këtij presioni të butë dhe kofidencial. Sot ka ndodhur një gjë edhe më e rëndë që ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave. Edi Ramës nuk i ka pëlqyer takimi me ambasadoren e SHBA-së deri në atë pikë sa është përpjekur ta manipulojë atë.

Menjëherë, sapo të martën në mëngjes u hap lajmi se Yuri Kim do shkonte në zyrën e ramës për këtë problem, u prodhua dhe kundër lajmi se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nuk do pritej nga kryeministri por nga shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga. Matyrisht si gjithmonë me këto lajme që dalin shpesh të pavërteta, zyra e propagandës së Ramës ushqeu gazetarin e super mirënjohur Muhamed Veliu.