Shqipëria, vendi pa kushtetutshmëri dhe shtet ligjor! Raportet e Venecias, autopsia e narkodiktaturës!

Nga Sali BERISHA

Miq, per Shqiperine por edhe vet Komisionin e Venecias, raportet e fundit te ketij Komisioni per krizen kushtetuese dhe ligjin e mediave jane historike. Ato, per çdo njeri qe i lexon me paanesi, jane autopsia e narkodiktatures apo narkoshtetit te pare e te vetem ne Europe qe ka asgjesuar kushtetuten dhe ka zevendesuar keto gjashte vitet e fundit shtetin ligjor ne Shqiperi.

Keto raporte nuk merren me lumenjte e droges qe vershojne nga Shqiperia drejt Europes dhe botes, as me Shqiperine qender operacionale te organizatave kriminale nderkombetare, siç e vleresojne vendin raportet e Departamentit te Shtetit.

Venecia shqyrton krizen e thelle kushtetuese qe ka pllakosur vendin nga uzurpimi i pushteteve nepermjet grushtit te shtetit brenda shtetit nga narkomazhoranca aktuale.

Ne shqyrtimin e krizes kushtetuese, Komisioni nuk ka patur mandat per analizen e dvoran-reformes se drejtesise.

Me gjithe kete, per shkak te perdorimit nga narkomazhoranca te pseudo institucioneve te dvoran-reformes si leva partie per uzurpimin e pushtetit te presidentit, Komisioni denoncon si standartet e dyfishta te vetingut ashtu dhe pasojat dramatike te vetingut nga lart poshte, si asgjesimin e shtetit ligjor me dekapitimin e sistemit gjyqesor, pra gjykates se larte dhe asaj kushtetuese ashtu dhe ne institucionet monster te llojit te Dvoran KED qe u krijuan nga kjo pseudoreforme, te cilat nuk njohin kushtetute as dhe ligj por funksionojne si dege ekzekutivi te narkoshtetit te Edvin Droges.

Perveç ketyre, Komisioni i Venecias ne nje raport te veçante ka ananalizuar vullnetin malinj te narkomazhorances per te shnderruar ne ligj diktatorial shtypjen me dore te hekurt te drejtave njerezore me elementare te shqiptareve; fjalen e lire dhe lirine e shtypit.

Keshtu, sipas ketyre raporteve, Shqiperia sot eshte vendi i vetem ne Europe dhe nder me te paktit ne bote ne te cilin:
1-Kushtetutshmeria nuk ekziston
2-Drejtesia e dvoran-reformes eshte thjeshte nje dege ekzekutivi apo leve e partise shtet per vendosjen e narkodiktatures!
3-Fjala e lire dhe liria e mediave shtypen me dore te hekurt ligj diktatorial. Le ti analizojme me radhe.

Asgjesimi i kushtetutshmerise!

Miq, ”Nje shoqeri ku nuk sigurohen te drejtat e njeriut dhe ndarja e pushteteve nuk ka kushtetute” sanksionohej ne nenin 16 te Deklarates se te Drejtave te Njeriut te vitit 1789.
Natyrisht ketu fjala eshte ne menyre figurative dhe kjo do te thote se mund te kesh kushtetute por, ne mungese te atyre dy kushteve siç eshte rasti i Shqiperise, ajo eshte thjeshte nje leter pa vlere sepse nuk ke kushtetutshmeri.

Cilido qe lexon raportet e fundit te Komisionit te Venecias konstaton se sot, pas 231 vitesh nga ditelindja e Deklarates, Shqiperia eshte vendi qe ka kushtetute ne leter por nuk ka kushtetutshmeri.

Komisioni i Venecias u thirr te shqyrtoje dhe te jape opinionin e tij rreth krizes se thelle kushtetuese ne te cilen e zhyti Shqiperine narkomazhoranca per shkak te nje perpjekje te strukturuar te hapur te saj me ngritjen e komisionit parlamentar Ad Hoc per te shkarkuar presidentin e Republikes me akuzen per “shkelje te rende te kushtetutes” por me qellimin e qarte per te uzurpuar keshtu me nje grusht shteti brenda shtetit edhe institucionin e presidences pasi ka pushtuar te gjitha pushtetet e tjera.

Si pretekst fillestar per te nisur proceduren e shkarkimit te presidentit dmth grushtit te shtetit brenda shtetit, narkomazhoranca perdori dekretin e presidentit per te shtyre daten e zgjedhjeve vendore me qellimin madhor te parandalonte vendosjen e plote te monizmit ne vend pas 28 vitesh pluralizem. Dekreti per shtytjen e zgjedhjeve vendore u firmos duke respektuar plotesisht:

a-Kushtetuten e vendit, nenin 1, piken 3 te saj qe shpall se: ”Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta” dhe ne nenin 3 te saj qe vendos pluralizmin se bashku me pavarsine, sovranitetin ne themel te rendit kushtetues.

b- Konventen Europiane te Drejtave te Njeriut te firmosur nga Shqiperia 25 vjet me pare, e cila ne nenin 3 te protokollit 1 detyron shtetet anetare te organizojne zgjedhje demokratike.

c-vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike te cilat sanksionojne se: ”E drejta per te zgjedhur alternativë eshte ajo qe ben nje demokraci politike efektive” ( vendimi nr.9267/te dhetorit 81) dhe se “E drejta e votes nuk eshte vetem procedurale” dhe se “Votuesi duhet te kete mundesine te ndikoje ne menyre thelbesore zgjedhjet.” (Vendimi nr 10547 te dhjetorit 2007) dhe se “Procesi i votimit me 1 kandidat dhunon te drejten thelbesore apo thelbin e te drejtes te votes” (vendimi nr 48555/10-te dhjetorit 2015 ).

Pasi shqyrtoi kushtetutshmerine e dekretit te presidentit per shtyrjen e dates se zgjedhjeve vendore, Komisioni i Venecias shpalli se presidenti me dekretin e ç’dekretimit te dates se zgjedhjeve nuk kishte shkelur kushtetuten. Per rrjedhoje, perpjekja per te shkarkuar presidentin per nje krim te rende kushtetues qe ai nuk kishte kryer, eshte akt flagrant i nje grusht shteti brenda shtetit ne tentative nga narkomazhoranca dhe nje shkelje e rende e kushtetutes dhe kushtetutshmerise nga ana e saj.

Pas konkluzioneve te Komisionit te Venecias, e pandalshme ne vullnetin e saj monist narkomazhoranca jo vetem qe nuk shkriu komisionin ad hoc narkoparlamentar te shkarkimit te presidentit por vazhdoi ne menyre te pandalshme me perpjekje te tjera puçiste per uzurpimin e postit te presidentit si me proceduren e shkarkimit te tij ashtu dhe me marrjen kompetencave te tij kushtetuese. Ajo, duke u sherbyer me nje bandit te vertet si Dvorani i KED, donte ti rrembente me çdo kusht presidentit te drejten dhe detyrimin kushtetues te emerimit te tre gjykatesve ne Gjykaten Kushtetuese.

Per kete qellim Dvorani, ne shkelje flagrante te kushtetutes krijoi skandalin apo siç e quan Komisioni incidentin me listat e kandidateve per gjykates kushtetues dhe manipuloi me rradhen e emerimit te tyre nga presidenti dhe narkomazhoranca duke besuar se me keto kurthe antikushtetuese do ti rrembenin presidentit te drejten e emerimit te kandidatit dhe ta detyronin ate te emeronte personin qe ata kerkonin. Ne procesin e grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kapjes totale te drejtesise, pasi presidenti refuzoi kandidaturen e tyre per anetar te Gjykates Kushtetuese dhe nuk e pranoi qe ajo te bej betimin para tij, narkomazhoranca ne shkelje flagrante te kushtetutes urdheroi kandidaten kallp te betohej ne kundershtim flagrant te kushtetutes para noterit dhe ne kundershtim me ligjin publikou emrin e saj si gjykatese kushtetuese ne Fletoren Zyrtare.

Perveç kesaj, ne vazhdim te grushtit te shtetit brenda shtetit narkomazhoranca mori nismen antikushtetuese te ndryshimit te kushtetutes me ligje organike dhe votoi nje amandament ne ligjin e Gjykates Kushtetuese, sipas te cilit gjykatesi kushtetues pas emerimit te tij mund te dorezoje me shkrim betimin e tij ne presidence nderkohe qe kushtetuta ne menyre taksative sanksionon se gjykatesi kushtetues merr detyren pasi ben betimin para presidentit te republikes.

Raporti Venecias konkludon se presidenti ka vepruar ne perputhje me ligjet dhe kushtetuten ne praktiken qe ka ndjekur per emerimin e gjykateseve te Gjykates Kushtetuese dhe konfirmon keshtu ipso facto perpjekjet puciste te kryekreut te narkoshtetit per te rrembyer me praktika antikushtetuese mafioze kompetencen e presidentit per emerimin e gjykatesve kushtetues nga mazhoranca dhe per rrjedhoje kapjen e plote te Gjykates Kushtetuese.

Si perfundim, mund te thuhet se analiza dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias deshmojne se Edvin Kristaq Droga me narkomazhorancen e tij ka asgjesuar ne Shqiperi kushtetutshmerine dhe shnderruar kushtetuten e vendit ne nje leter pa vlere. Ai i ka zevendesuar ato me rregullat dhe ligjet e narkoshtetit te tij. sb
Vijon….