Shqipëria ka pësuar drama të mëdha me pasoja të rënda gjatë 7 viteve të qeverisjes prej rilindsve

Nga Bujar NISHANI

Gjatë 7 (shtatë) viteve të qeverisjes prej rilindsve, Shqipëria ka pësuar drama të mëdha me pasoja të rënda që do të duan kohë të gjatë e përpjekje të mëdha për tu kuruar e rivendosur normalitetin.

Shkatërrimi i ekonomisë, varfërimi i shqiptarëve, ndrydhja dhe armiqësia ndaj bisnesit të vogël, të mesëm, atij të fermerit në fshat, kompanive dhe investimeve të huaja, borxhet marramendëse që xhepi i çdo shqiptari, pensionist apo i punësuar, i papunë apo student sot, do tu duhet të paguajë për xhepin e qelbur të oligarkëve xhahilë e injorantë ; pra të gjitha këto e kanë zhytur Shqipërinë në gropën më të errët vrastare në këto 30 vitet e fundit.

Tashmë që radarët e shqiptarëve i kanë drejtuar energjitë e reagimit ndaj kësaj qeverisje keqbërësish dhe fundi politik i saj po afrohet me shpejtësi, tentativat e saj helmuese janë bërë edhe më agresive.

Siç thotë populli : “kërkojnë të lënë litarin jashtë…..”!

Iniciativa mafioze e të ashtuquajturës “amnisti fiskale”, tashmë që është zbardhur dhe drafti final, qartëson plotësisht synimin kriminal të saj.

Argumenti propagandistik se ; “duhet të amnistojmë fitimet e padeklaruara të emigrantëve tanë në vite”, është veçse një tentativë bajate dhe tymnajë e denjë vetëm për modelin e propagandës puniste.

Amnistia për emigrantët është një mashtrim i trashë.

Së pari emigrantët shqiptarë janë ende gjenerata e parë të cilët kanë punuar veç për mbijetesë e nuk përfaqësojnë aksionerë korporatash e bisnese milionere, ku kanë depërtuar përmes shmangies së legjislacionit fiskal në shtetet përkatëse duke rritur fitime të padeklaruara.

Së dyti, shteti shqiptar nuk mund të marrë përsipër në mënyrë të njëanëshme të pastrojë paratë e pista të përfituara në një shtet tjetër.

Ka kode e ligje ndërkombëtare detyruese edhe për Shqipërinë si vend sovran.

Ne e dimë mirë që rilindsit nuk e çajnë kokën për ligjet në Shqipëri por në kontekstin dhe ambjentin ndërkombëtar e kanë të qartë se ju a masin me spango.

Drafti përfundimtar zbuloi se ku është synimi i vërtetë.

Ky “ligj” parashikon përjashtimin nga kjo “amnisti fiskale” vetëm të pushtetarëve dhe zyrtarëve që janë aktualisht në detyrë.

Çdo kush që ka qenë ministër, drejtor, doganier, tatimor, inspektor, bashkiak, tenderbërës, pushtetar dhe është larguar nga kjo detyrë qoftë dhe veç një ditë para se ky ligj të hyjë në fuqi, atëherë atyre ju falet dhe ju pastrohet çdo qindarkë që kanë vjedhur, çdo aferë korrupsioni, çdo torturë që ju kanë shkaktuar shqiptarëve.

Mjafton fakti që ata nuk janë në atë detyrë në atë moment dhe ju pastrohen paratë e pista me vendim rilindas.

Kjo është kriminale, ky është gangsterrizëm, ky është qëllimi mafioz i “ligjit” që po gatuajnë pushtetarët më të korruptuar të shekullit të kaluar e të këtij që kemi hyrë, sëbashku.

Eshtë fare e qartë se ka veç dy grupe të përfitimit nga ky “ligj” i rilindsave.

Krimi i organizuar (Mafia) dhe politikanët e korruptuar!

Nuk është kurrfarë amnistie fiskale por një operacion i pisët pastrimi parash me “ligj”!

Kjo është një vepër penale e rëndë parashikuar nga Kodi Penal dhe tagër hetimor i SPAK.

Le të shohim nëse SPAK do të nisë menjëherë hetimet për këtë “draft” si tentativë e hapur për pastrimin e parave të pista?

#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱