Shpërthim tritoli në Fushë Krujë

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.

Sipas njoftimeve të para, sasia e lëndës plasëse është vënë në rrethimin e banësës dhe si pasojë ka bërë vetëm dëme materiale

Njoftmi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të  banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.