Shpërthim i fuqishëm në ish-kombinatin e Metalurgjikut, 5 të plagosur rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan. Mësohet se 7 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në Kurum, ndërkohë që tre autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të çuar drejt spitalit të plagosurit.

Mësohet se të plagosurit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë që Faxëeb.al zbardh dhe emrat e atyre që janë në gjendje më të rëndë. Bëhet fjalë për Qemal Mullahun, 61-vjeç, Eduard dhe Osman Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, të cilët janë familjarë mes tyre, babë e bir.

Paraprakisht thuhet se ka shpërthyer në bombul oksigjeni, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen dhe disa makina policie.