Shko, or trim!

Nga Red VARAKU

Gjermania ka reaguar në mënyrën më të ashpër ndaj përpjekjeve të Ramës për të bllokuar rrotacionin politik nëpërmjet shkeljes së dakortësisë që u arrit në Ambasadën Amerikane nën garancinë e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Kjo sepse ata janë investuar në zgjidhjen e krizës politike shqiptare, që do të thotë janë investuar në largimin e Ramës . Provë për këtë është publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjioze BILD pikërisht nga Gjermania.

Ka të dhëna që vendimi për largimin e Ramës është marrë pikërisht në nëntor të 2018, para protestave studentore , dhe arsyeja është përfshirja e Ramës në pa arin e ndarjes së territoreve, për të cilën Gjermania është absolutisht kundër.

Fillimi i 2019 e gjeti Shqipërinë në këmbë kundër këtij kryeministri, kohë kur opozita mori dhe vendimin më radikal të ndërmarrë ndonjëherë nga një opozitë politike këto 100 vjet dhe u angazhua në protestat më të mëdha opozitare në vendin tonë.

Ishte pikërisht z. Wahdepul, i cili u ofrua për të zgjidhur krizën shqiptare, menjëherë pas dekretit të Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, por u refuzua me harbutëri nga Rama, pikërisht sepse ky i fundit e kishte të qartë nga po i vinte sulmi.

Kjo sigurisht me ndihmën e Bolton, që foli nëpërmjet zërit të Mathew Palmer. Sigurisht, deklarata e z. Palmer atëherë, edhe pse ishte korrekte dhe shmangu një përplasje të ashpër civile, u pa me shumë dyshim nga shqiptarët, shumica e të cilëve nuk e kuptuan këtë gjest.

Kjo është arsyeja se pse Mathew Palmer nuk është shprehur më kurrë për krizën shqiptare, sepse atij i është hequr çdo rol në lidhje me këtë krizë.

Thënë kjo gjithçka ka ndodhur më pas është diktuar nga Berlini , presioni i të cilit arriti kulmin me bllokimin e integrimit dhe kushtet e Bundestagut.

Tani Rama bashkë me qentë e tij personalë e kanë fare të qartë këtë. Ata e dinë se vendimi për largimin e tij është marrë dhe nuk ka asnjë shans për kthim pas.

Kur rezistojnë thjesht bëjnë sikur. Kjo për të mbajtur mbështetësit me gajret. Të gjithë e kanë të qartë që trimi do të zbythet, ashtu siç është zbythur gjithmonë kur ka ndjerë frikën. Por, ne thjesht urojmë me zemër që trimi ynë të mos ndalet, në mënyrë që të mos i mbetet më as nam dhe as nishan.

Ndaj, shko or trim!