Shifra shokuese, KLSH: 6.2 miliardë euro u vodhën nga buxheti i shtetit në 8 vitet e fundit

Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej 6.2 miliardë eurosh nga viti 2012 deri në 2019 si pasojë e keqmenaxhimit të fondeve dhe abuzimeve nga institucionet shtetërore. Ky fakt është konstatuar në një raport auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në të cilin evidentohet se humbjet më të mëdha janë regjistruar në vitin 2015, rreth 1 miliardë euro.

Parregullsitë dhe shkeljet financiare në mbledhjen e të ardhurave dhe në shpenzimet e kryera nga viti 2012-2019 kanë sjellë rreth 2 miliardë euro humbje në buxhetin e shtetit. Krahasuar me periudhën 2002 – 2011, ku këto humbje përllogariteshin në rreth 47.4 miliardë lekë, shifra aktuale është 5 herë më e lartë.

Pjesën më të madhe të dëmit financiar sipas KLSH e kanë shkaktuar koncesionet dhe dhëniet me qira apo shitjet të pronave shtetërore të cilët në 8 vite kanë shkaktuar humbje deri 165.6 miliardë lekë

Më pas renditen humbjet nga taksat dhe tatimet me 27.9 miliardë lekë më pak, e ndjekur nga doganat dhe prokurimet publike.

Më tej, në raportin e KLSH shkruhet se keq-menaxhimi i fondeve të programuara, shkelje në shpenzime dhe të ardhura, apo shkelje e disiplinës buxhetore kanë shkaktuar 4.2 miliardë euro dëm.

Nga viti 2012 deri në 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përcjellë 336 kallëzime penale për 999 persona, zyrtar të nivelit të mesëm dhe të lartë për shkelje të rënda, shpërdorim detyre apo shkelje të barazisë në tendera. Një numër 2 herë më i lartë se kallëzimet e bëra për periudhën, 2002-2011.